TARO REMAX T16 125 (Blue)
Skuter 125cc me ftohje me ajër, sistem EFI dhe transmision automatik CVT. Pajiset me panel digjital 7”, ndriçim ambiental, frena me CBS dhe felne alumini për një përvojë praktike dhe komode në qytet.
TARO REMAX T16 125 është skuter urban i projektuar për përdorim të përditshëm, duke kombinuar ekonominë, komoditetin dhe dizajnin modern. Me motor 124.6 cc me ftohje me ajër, sistem injektimi elektronik dhe transmision automatik CVT, ky model ofron ngasje të lehtë dhe efikase në qytet.
Dizajni modern me licencë italiane, paneli digjital 7”, ndriçimi ambiental dhe detajet e ndriçuara në komandat e timonit i japin REMAX K16 një pamje bashkëkohore dhe praktike për përdorim të përditshëm.
Specifikat teknike
Modeli: REMAX T16 125
Tipi i motorit: Një cilindër, 4-taktesh, 2 valvula
Kapaciteti: 124.6 cc
Fuqia maksimale: 6.2 kW në 7500 rpm
Çifti maksimal: 9.0 Nm në 6000 rpm
Ftohja: Me ajër
Transmisioni: Automatik CVT
Sistemi i karburantit: Injektim elektronik (EFI)
Ndezja: Elektrike
Standardi i emisionit: Euro 5+
Suspensioni para: Teleskopik
Suspensioni mbrapa: Hidraulik
Frena para: Disk me CBS
Frena mbrapa: Disk
Goma para: 130/60-13
Goma mbrapa: 130/60-13
Felnet: Alumin
Pesha: 126 kg
Përmasat: 1955 × 770 × 1205 mm
Distanca ndërmjet boshteve: 1344 mm
Lartësia e ulëses: 765 mm
Kapaciteti i rezervuarit: 10.5 L
Shpejtësia maksimale: 90 km/h
Pajisje dhe teknologji
Panel digjital 7”
Ndriçim ambiental
Butona të ndriçuar në timon
Sistem CBS për frenim më të sigurt
Sistem injektimi elektronik EFI
Ndezje elektrike
Felne alumini
